Gazetari Andi Bushati, ka komentuar përplasjen në distancë mes kryeministrit Rama dhe Lëvizjes Vetëvendosje, me deklarata për tubimin që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, në mbështetje të krerëve të UÇK.
Bushati tha se kjo përplasje mes Ramës dhe Vetëvendosjes, ka sfond elektoral, për shkak të zgjedhjeve lokale, ku shumë prej komunave janë në balotazh.
“Për imagjinatën time, përplasja nuk mund të shihet jashtë kontekstit elektoral. Kosova është në zgjedhje lokale në balotazh. Maqedonia po kështu, që Ali Ahmeti është aktiv në protestë, është po kështu në zgjedhje. Dihet kë mbron Tirana zyrtare në Kosovë dhe Maqedoni. Edhe tensioni, edhe i LVV edhe i Ramës, ai e përmend balotazhin lokal Rama, nuk e shmang si element, që kjo çështje mund të bëhet edhe për zgjedhjet.
Kudo ku ka zgjedhje, palët kanë interesa të kundërta.
Si janë pozicionuar palët ndaj gjykatës speciale? Ajo që thotë LVV, është e vërtetë, Rama ka qenë ndër lobuesit që Parlamenti i Kosovës ta votonte Gjykatën Speciale. Madje po gërmove më tepër, thonë që Rama, Veselit dhe Thaçit, i ka dhënë garanci edhe në emër të amerikanëve, ngrijeni gjykatën, se nuk do të jeni viktimë. Kjo shpjegon atë që palët sillen sot.
Çfarë është kjo gjykatë, një turp, një gjykatë politike, që tregoi se e arrestoi ish presidentin, në ditën që do të shkonte të nënshkruante marrëveshje te Donald Trump. Ka një sfond edhe “drejtësia e kulluar” e ndërkomëbtarëve. Ka sfond të politizuar.
Po të hysh në procesin që po zhvillohet, me dëshmitarë sekretë, e me rradhë”, tha ndër të tjera Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.