Lajme

Rama: Në këto momente, të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:14 / 24 September 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur ‘’akt barbar’’ ngjarjen e sotme terroriste në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic nga autoritetet e Kosovës.

Rama, u shpreh se sot në këto momente të gjithë duhet të jenë unik, transmeton klankosova.tv.

”Është një akt barbar, terrorist, që ka ndodhë sot në Kosovë. Uroj që Forca e Sigurisë së Kosovës edhe policia të jenë të sigurt gjatë mbrojtjes së sovranitetit të shtetit tonë”.

”Faleminderit ndërkombëtarëve që janë me ne”.

”Në këto momente, duhet të jemi të gjithë unik, të qëndrojmë së bashku”.

”Ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe policëve tjerë të lënduar u uroj shërim të shpejtë”.