Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në fabrikën e prodhimit të miellit, M&Sillosi, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.
Rama këtë e tha ndërsa vizitoi këtë kompleks të përpunimit të grurit, ndërsa bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë të njëjtën gjë, anise tha që do ta respektojnë kërkesën e tyre për të analizuar më gjatë këtë çështje, përcjell klankosova.tv.
”Bashkë me ministren [Frida Krifca] flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit me Kosovën, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore, kjo është A-ja”.
”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”.
”Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Ksoovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithësesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”.