Lajme

Rama për Abdixhikun: Modeli i lidershipit që i duhet vendit në të ardhmen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:51 / 29 December 2025

Kryetari i Prishtines thekson reformat ne LDK, gjuhen politike te matur dhe pranimin me dinjitet te rezultatit zgjedhor.

Kryetari i Prishtines, Perparim Rama, ka vleresuar kryetarin e Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), Lumir Abdixhiku, duke e cilesuar si shembull te lidershipit te pergjegjshem dhe etik ne politike.

Rama theksoi rolin e Abdixhikut ne reformat e brendshme te LDK-se, duke vequar ndertimin e nje programi serioz, perfshirjen e profesionisteve dhe promovimin e nje gjuhe politike te matur e perbashkuese. Sipas tij, kjo qasje i sherben interesit publik dhe forcimit te demokracise ne vend.

Ai vleresoi gjithashtu pranimin me dinjitet institucional te rezultatit zgjedhor, duke theksuar se respektimi i rregullave demokratike dhe i vullnetit te qytetareve eshte tregues i pjekurise politike.

Ne reagimin e tij, Rama nenvizoi se Abdixhiku ka refuzuar diskursin fyes dhe percares ne politike, duke zgjedhur maturine, respektin institucional dhe pergjegjesine si mjete te konkurrences demokratike. Sipas tij, kjo nuk eshte shenje dobesie, por shprehje e nje lidershipi te sigurt ne vlera.

Rama shtoi se perfshirja e njerezve jashte partise, perfshire edhe kandidimin e tij per kryetar te Kryeqytetit, deshmon bindjen e Abdixhikut se profesionalizmi, integriteti dhe kompetenca duhet te jene mbi interesat e ngushta partiake.

Sipas Rames, ky eshte modeli i lidershipit qe nderton, bashkon shoqerine dhe i duhet Kosoves edhe ne te ardhmen.