12:43 / 18 July 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka një marrëdhënie të mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”, unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, ka thënë Rama në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, transmeton Klankosova.tv.
Kreu i Qeverisë shqiptare tha mes tjerash se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka një problem “ekonomia e Serbisë është shumë e varur nga gazi dhe nafta ruse”.