Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se komuna është e lumtur që është lëshuar leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.
Rama thotë se ky proces është shoqëruar me procedura të stërzgjatura.
“Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur! Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit”, ka shkruar Rama.
“Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar!”, shtoi ai.