Lajme

Rama: Qeveria Kurti nuk po e trajton Prishtinën si kryeqytet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:28 / 26 August 2024

Kryetari i kryeqendrës sonë, Përparim Rama ka thënë se Qeveria Kurti nuk po e trajton Prishtinën si kryeqytet. Ai ka theksuar më tutje se kjo qeveri ka penguar realizimin e disa projekteve madhore në kryeqendrën tonë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka sqaruar më tutje se projekti madhor i ndërtimit të rrugës “Agim Ramadani”, edhe pse është tenderuar, është ndalur nga institucionet e nivelit qendror me arsyetimin se në atë pjesë mund të ketë gjetje parahistorike, ku kjo sipas tij, kjo është një bllokadë politike.

“Edhe projektit të ish-objektit “Gërmia”, ku është planifikuar të ndërtohen salla koncentrale dhe muzeu, i janë pamundësuar punimet si shkak i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ku si pasoja shuma e destinuar prej 20 milionë eurosh është bllokuar. “Përkundër pengesave dhe kritikave të shumta nga opozita në Kryeqytet, projektet e planifikuara do të përfundojnë, shumica e të cilave, janë të bashkëfinancuara nga sektori privat” ka thënë mes tjerash kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.