Lajme

Rama thotë se Kurti do ta refuzojë Asociacionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:25 / 8 May 2024

Komentatori politik, Fidan Rama është shprehur i bindur se kryeministri Kurti do të refuzojë themelimin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Rama ka thënë se Kurti ka refuzuar kërkesën franko-gjermane për Asociacionin.

“Zyrtarisht tashmë Asociacioni është kusht për kalimin tutje të pjesës së fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës… Nëse e kemi parasysh krejt diskutimin që është bërë deri më tash. Kurti nuk është i gatshëm dhe nuk do ta bëjë këtë pjesën e Asociacionit dhe në këtë kohë edhe më shumë e kam forcuar bindjen se i njëjti do të refuzojë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se kushti që i është vënë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është i padrejtë pas që Kosova ka punuar kohë të gjatë për këtë momentum.