Lajme

Ramabaja: Duhet një mandat tjetër për Kurtin për t’i sjellë para drejtësisë abuzuesit e pasurisë kombëtare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:35 / 22 October 2024

Analisti Sadri Ramabaja ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë një mandat të dytë, duke theksuar se është e nevojshme që të gjithë ata që kanë abuzuar me pasurinë e Kosovës të sillen para drejtësisë

Ramabaja e cilëson ligjshmërinë, drejtësinë, paqen dhe sigurinë si bazamentin e shtetit të së drejtës dhe si një kusht të rëndësishëm për perspektivën e Kosovës në integrimet euroatlantike.

“Do të duhej edhe një mandat të jetë Kurti. Dhe natyrisht të sillen para drejtësisë që të gjithë ata që kanë abuzuar me pasurinë e këtij vendi. Edhe këta që po abuzojnë, pa i falur asnjë. Sepse ligjshmëria, drejtësia, paqja dhe siguria janë bazamenti i shtetit të së drejtës dhe perspektivës sonë drejt integrimeve euroatlantike. Nuk mund të luajmë ne me Brukselin dhe me Arbërinë siç thuhej një kohë… duhet të tregohemi serioz në procesin e ndërtimit të shtetit. Dhe në këtë drejtim edhe O’Brien edhe të tjerët se vullneti i popullit të Kosovës kësaj radhe është në përputhje edhe me objektivat e Qeverisë Kurti. Dhe do të vazhdohet në këtë drejtim”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.