Lajme

Ramabaja kërkon më shumë se anëtarësim në NATO për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 24 October 2022

Analisti, Sadri Ramabaja ka kërkuar më shumë se veç anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ramabaja ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se pranimi i Shqipërisë në NATO ishte proces hap historik, ndërsa “integrimi me procedura të përshpejtuara i Kosovës në NATO, mbetet objektivi qendror për sigurimin e prosperitetit dhe lirisë për dy republikat tona.”

“Por ne duhet të shkojmë më tej. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë gjeopolitikisht.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Pranimi i Shqipërisë politike në NATO [1 prill 2009], në këtë proces të rimëkëmbjes së kombit tonë e të rikthimit në familjen perendimore, ishte një hap historik në kuadër të mendimit dhe veprimit konkret gjeopolitik. Ndërkaq integrimi në strukturat euroatlantike, e para së gjithash me procedura të përshpejtuara i Kosovës në NATO, mbetet objektivi qendror për sigurimin e prosperitetit dhe lirisë për dy republikat tona.

Por ne duhet të shkojmë më tej. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë gjeopolitikisht.