5:16 / 9 February 2023
Analisti Sadri Ramabaja, e ka cilësuar si lajm të ditës Miratimin Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se miratimi i këtij ligji do të lë shumë kënd pa gjumë.
“Lajmi i ditës, që do të lë sonte dhe në netët në vazhdim, shumëkë pa gjumë: Kuvendi i Kosovës me 66 vota pro miraton Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka shkruar Ramabaja.