Lajme

Ramabaja: Opozita drejtohet nga sharlatanë, ca analistë po bëjnë thirrje të kukuvajkave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:01 / 29 December 2022

Sadri Ramabaja, ka shkruar një artikull të gjatë, i titulluar “Lufta hibride serbe e vazhdueshme dhe sharllatanizmi i opozitës serbe”, ku kritikon opozitën, duke theksuar se ajo drejtohet nga sharlatanë.

Duke folur për mënyrën se si pushteti në Serbi po i referohet kryeminstrit Albin Kurti me epitete politikisht jokorrekte, z. Ramabaja thekson se “një mentalitet” i tillë, pra si ai serb, është përvijuar edhe në opozitën e Kosovës.

Këtë mentalitet e kanë përvijuar jo pa sukses edhe në qarqet e një lagjeje të opozitës sonë që dominohet nga drejtues sharllatan.”

Tutje, z. Ramabaja ka kritika edhe për kolegët e tij të universit të analistëve politik.

“Lufta e Serbisë në Kosovë derisa ka ngelë e pandëshkuar, jo vetëm sa ka ndërruar formë dhe bëhet në hapësira të tjera nga fushëbetejat. Prandaj thirrjet-kukuvajka të ca analistëve në studiot tona se “ne kemi fituar Republikën, por edhe Serbia duhet të fitojë diçka” janë produkt i kësaj lufte speciale që po vazhdon me mjete tjera nga ato të fushbetejës.” – shtoi z. Ramabaja.