Politologu Shkodran Ramadani ka kritikuar Qeverinë Kurti për rëndim të jetës së qytetarëve.
Ai ka postuar një video të kryeministri Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë deklaronte se shporta e qytetarëve do të jetë ma e rëndë nga pesha dhe ma e lirë nga çmimi.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani pas dy viteve të qeverisjes jeta e qytetarëve është vështirësuar më rritje enorme të çmimeve.
Sipas tij, tani qeveria ka rëndua edhe më shumë jetën e qytetareve, duke u ngritur tatimin në pronë.
“Premtimi elektoral në opozitë: ‘Me Lëvizjen Vetëvendosje shporta familjare do të jetë ma e randë nga pesha dhe ma e lirë nga çmimi. 0% TVSh për bukën, miellin, vajin, sheqerin, kripën, qumshtin dhe arsimin.’ Realiteti i qeverisjes: Jo veç që nuk e ka mbajtë këtë premtim, por tani përveç rritjes enorme së çmimeve, qytetarëve ua ka shtu edhe një barrë ma të randë: tatimin në pronë 100% ma të naltë”, ka shkruar Ramadani.