11:59 / 4 January 2026
Burim Ramadani, kandidat i AAK për deputet, ka falënderuar votuesit e tij.
Ndonëse nuk arriti të bëhet deputet për pak, Ramadani vlerësoi lartë votuesit.
Tutje, ai ka treguar se pse i hyri kësaj gare.
“Rreth 15 mijë vota të fituara nga populli i Kosovës jo vetëm që më bëjnë të lumtur, por edhe shumë falënderues. Vota për mua është besim dhe besimin e konsideroj si të shenjtë. Hyrja në këtë garë nuk ishte një vendim i lehtë për mua. Ishte një vendim për të sakrifikuar profilin tim publik, të cilin e kam ndërtuar tash e shumë vjet. Këtë e bëra për ta ndihmuar Ramushin në këtë garë shumë sfiduese për të. Pa marrë parasysh rezultatin, ndihem mirë që kam bërë këtë veprim” – ka shkruar Ramadani, ndër të tjera.