Lajme

Ramë Buja: Do të doja që Fatmir Limaj të kthehet në PDK

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:33 / 19 September 2023

Anëtari i PDK-së dhe mbajtësi i disa pozitave në këtë parti, Ramë Buja, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka nevojë për dinamizim të politikës së saj, raporton teve1.info

Në Tëvë1, Buja ka thënë se në kuadër të dinamizmit të partisë do të ishin të mirëseardhur edhe ish anëtarët ë kësaj partie, siç është Fatmir Limaj, por edhe njerëz të rinj të cilët e kanë vullnetin për të punuar dhe kontribuuar në parti.

Ai tha se do të ishte faj i madh nëse dikush do të vendoste “diga” për ardhjet e reja në parti apo rikthimin e të tjerëve.

“Do të ishte faj i madh nëse dikush vë në diga për të mos ardhë dikush si nismëtar ose fillestar ose rikthehet në subjektin politik. Unë jam mbështetës i asaj që kushdo që e ka dëshirën dhe disponimin dhe gatishmërinë për punë dhe angazhim, të vijë në PDK, pse jo. Kështu që unë jam kundër asaj që të mohohet ardhja edhe e Fatmirit edhe e Fatmirëve tjerë që e kanë disponimin për të ardhur”, ka deklaruar Buja.