Kryetari i AAK-së vlerëson kontributin e diasporës gjatë rezistencës paqësore, luftës dhe rindërtimit pas luftës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare në mbështetje të Kosovës në të gjitha periudhat e saj historike.
“Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale. Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së. Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës. Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit,” ka thënë Haradinaj.
Ai ka përfunduar duke theksuar se “diaspora dhe Kosova janë një, të pandashme”, duke vlerësuar kështu kontributin e vazhdueshëm të saj për kombin dhe shtetin kosovar.