Haradinaj vlerëson punën dhe kontributin e gjatë të Berishës në rrugëtimin e Kosovës dhe mirëpret bashkëpunimin e tij të mëtejshëm.
Ramush Haradinaj ka uruar publikisht Zafir Berishën për bashkëpunimin e tij, duke e mirëpritur krah tij. Në një deklaratë, Haradinaj thekson se puna, veprimtaria dhe kontributi i Berishës në rrugëtimin e Kosovës që nga lufta e deri sot janë vlerë e pakontestueshme për shoqërinë.
Haradinaj shton se, megjithëse rruga nuk ka qenë e lehtë, Berisha gjithmonë ka qëndruar dinjitoz dhe besnik ndaj vizionit të përbashkët për një Kosovë që ecën përpara në drejtim perëndimor, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.
“Punë të mbarë e suksese, Zafir!” përfundon mesazhi i Haradinajt, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për angazhimin e Berishës në shërbim të vendit.