9:06 / 26 February 2026
Kreu i AAK-së në “Debat Plus” thotë se prej kohësh nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka komunikim me kryeministrin Albin Kurti.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj u shpreh se mungesa e komunikimit mes tyre ka kohë që vazhdon.
“Nuk komunikojmë me Kurtin, ka një kohë të gjatë… jo, jo, nuk e përshëndes”, ka thënë Haradinaj gjatë intervistës.