Lajme

Ramush Haradinaj në Kosovë, si Sali Berisha në Shqipëri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:15 / 23 August 2022

-Sali Berisha- ish Kryeministër dhe kryetar aktual i PD-së në Shqipëri në takime me qytetarët, synon rrëzimin e Edi Ramës- Kryeministrit më të korruptuar e tradhtar që ka patur Shqipëria derisot.

-Ramush Haradinaj në takimet me qytetarë që po planifikon në Kosovë, synon rrëzimin e Albin Lurtit- Kryeministrit më të pastër dhe e dinjitoz që ka patur derisot Kosova në liri e pavarësi.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, fillimisht duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, pse gjersa ishte Kryeministër i Kosovës nuk kishte, guxim, aftësi dhe përgatitje ta udhëheqën dialogun Kosovë-Serbi.

Duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, pse gjersa ishte Kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, pse gjersa ishte kryeministër i Kosovës e ka pritur në zyrën e tij Millan Radojçiqin kriminelin serb, që tani është në listën e zezë të SHBA-ve dhe që ndaj tij kanë lëshuar flretëarrest edhe organet e drejtësisë në Kosovë.

Ramush Haradinaj, duhet t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, si u fry lista e veteranëve të Kosovës që nga 15 milë luftëtarë të vërtetë të UÇK-së, në mënyrë të kundërligjshme dhe me ryshfet u bënë 60 mijë veteranë, e tani AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe PDK-ja këta veteranë të rrejshëm i shfrytëzojnë si militantë për protesta kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.

Ramush Haradinaj e mashtron veten dhe harron se nuk mundet asesi ta imitojë Sali Berishën- ish Kryeminitrin Shqipërisë në takimet me qytetarët, sepse as për së afërmi nuk mund t’i afrohet Sali Berishës qoftë për nga guximi, e qoftë për nga eksperienca politike dhe udhëheqëse.

Ramush Haradinja nuk mund t’i afrohet as për së afërmi Sali Berishës për nga zotësia oratorike, vokabulari dhe paraqitja e argumenteve të dokumentuara kundër Kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha e ka për objektiv dhe në spikamë Edi Ramën-Kryeministrin më të korruptuar dhe kapobandën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit të lidhur ngushtë me oligarkët e narko-drogës në Shqipëri.

Sali Berisha e ka për objektiv Edi Ramën-Kryeministrin më tradhtar dhe anti shqiptar që ka patur gjer mëe sot Shqipëria, mikun besnik të kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe të Serbisë kriminale, që po bën çmos për zhbërjrn e shqiptarëve.

Kurse Ramush Haradinaj ka objektiv Albin Kurtin- Kryeministrin më dinjtoz e më të pastër që ka patur Kosova në 22 vitet e kaluara në liri e pavarësi, dhe ndaj të cilit nuk ekziston asnjë akuzë qoftë edhe për një qindarkë të vjedhur.

Ka për bjektiv Albin Kurtin- Kryeministrin e Kosovës, i cili për 16 muaj sa është Kryeministër, ka bërë dhe ka arritur për Kosovën më shumë se tërë qeveritë e derisotme të Kosovës në liri e pavarësi.