Lajme

“Ramushi lidhje s’ka me muzikë, veç bërtet”, kështu këndon deputeti i PDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:14 / 4 November 2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Hisen Berisha, ka qenë i ftuar të premten në emisionin e mëngjesit.

Ai gjatë rubrikës “Rikthim në kohë”, ka treguar se dëgjon shumë muzikë, dhe se kënga është ajo që e ka përcjell çdo kund.

Duke udhëtuar mbrapa në kohë përmes muzikës, Berisha tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk dinë të këndoj.

“Ramushi lidhje s’ka me muzikë veç bërtet, më mirë këndoj unë”, tha Berisha.

Por për të treguar se a ka zë për muzikë, Berisha pa hezitim ja krisi këngës.