Lajme

Ramushi me Radojiçiqin hante e pinte, me Albinin shet patriotizëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:59 / 10 December 2022

NGA: FATON MEHMETI

Akuzon kryeministrin Kurti për veprimet e bëra nga vet Ramush Haradina. Ramushit i ka humbur torrua fare. Aspak njerëzore, po aq edhe jo politike akuzat ndaj Albin Kurtit për gjëra që nuk janë as të shkaktuara nga ai, për më tepër edhe të kundërshtuara nga ai fortë. Shumë herë, sidomos për veriun, Ramushi ka bërë deklarata pa logjikë ndaj kryeministrit duke shkuar deri në tradhti.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn një autonomi për veri”, është njëra ndër deklaratat e Haradinajt në drejtim të Kurtit.

Arsyeja e këtyre deklaratave pa logjikë lidhet me Milan Radojiçiçin. Miku i Ramushit është i afërt i Zvonko Veselinoviçit, të njohur si ‘baba i rojave të urës’. Aq të afërt ishin Ramushi me Radojiçiqin sa e ka pritur në zyrën e kryeministrit, shpesh edhe në veri.

Në vend se të shpallte fletarrest për të, e faktorizonte banditin e veriut.

Me rritjen e ndikimit politik, Radojiçiq mori pushtet edhe në terren duke u bërë ‘zot’ i veriut që vështirë kontrollohet nga bandat serbe. Mafia e kryesuar nga jarani i Ramushit edhe sot sulmon policinë e Kosovës.

I fundit që duhet flet për veriun është Ramushi. Me ardhjen e Abinit në pushtet, kriminelët Radojiçiqi është në kërkim ndërkombëtare, ndonëse banditët janë aty, gjithsesi kjo dëshmon për dy qëndrime krejtësisht të kundërta në raport me veriun dhe banditët atje.

Kur pyetet për afërsinë e tij me Radiojçiqin, Ramushi arsyetohet “se ka qenë përfaqësues i serbëve”. Edhe Putini është përfaqësues i popullit rus, por bota e ka izoluar, edhe Millosheviçiqi ishte me votat e serbëve. Më tepër se vota qëndron e vërteta shpeshherë e maskuar nën “votën demokratike”.

Në rastin konkret, krimineli Radojiçiqi ishte prijës i bandave dhe mafies të cilën e kontrollonte/ Ramush, mos shit patriotizëm të rrejshëm, për ty më me rëndësi është pushteti se shteti, këtë e ke dëshmuar me Çakorrin dhe veriun.