Lajme

Raporti i Gallup-it 2025 – Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në botë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:52 / 22 September 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është një nga vendet më të sigurta në botë, duke u bazuar në raportin e fundit të Gallup-it, Global Safety Report 2025.

Sipas këtij raporti, Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për rend dhe ligj.
Po ashtu, vendi hyn në dhjetëshen e parë të shteteve më të sigurta për ecje vetëm natën.

“Ky është një tregues i madh se qytetarët tanë po e gëzojnë njërën nga të drejtat më të rëndësishme, dhe reflekton forcën e institucioneve tona”, ka deklaruar Kurti.