Lajme

Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:44 / 28 September 2024

Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 12 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.

Për raportin në fjalë ka reaguar kryeministri Albin Kurti,  i cili thotë se raporti i Gallup-it, është dëshmi e progresit shoqëror e institucional.

Ndërsa  për këtë arritje, kryeministri Kurti përgëzon institucionet e zbatimit të ligjit për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve të Kosovës.

“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Kurti  në platformëm X.