10:11 / 20 June 2025
Egli Tako, një nga emrat më të komentuar të momentit, ishte e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku nuk munguan as batutat e as momentet e papritura.
Gjatë intervistës, Egli surprizoi publikun duke dhuruar një puthje live për Gjestin, duke rikthyer vëmendjen te raporti i tyre që vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë.
E pyetur për marrëdhënien e tyre aktuale dhe nëse vazhdojnë të kenë kontakte, Egli u shpreh: “Jemi okej…”.
Ajo nuk preferoi të zbulonte shumë detaje, por theksoi se gjithçka mes tyre është në një fazë të qetë dhe të mirëkuptimit.