Lajme

Raportohet se tre anaIistë të njohur do të aderojnë në LDK

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:17 / 26 November 2025

Dyert e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç duket do të mbesin ende të hapura për aderime të reja në këtë parti.

Gjatë kësaj jave, në LDK aderuan Festim Kabashi, si dhe u përfol për një kalim të mundshëm nga ana e Ermal Sadikut.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se tre analistë ia kanë mësyer LDK-së.

Sipas të të njëjtave burime, bëhet fjalë për ish-deputetin e VV-së, Visar Ymerin.

Po ashtu dhe profesori e analisti Rrahman Paçarizi, pritet t’i bashkohet kësaj partie.

Derisa, në të njëjtën rrugë është edhe analisti, Agon Maliqi.