9:24 / 11 April 2023
Gazetari Valon Syla thuhet të jetë sulmuar nga tre persona.
Të paktën kështu raporton Gazeta Express, duke u thirrur në burimet e veta, përcjell lajmi.net.
Mësohet se të tre personat e kanë ndjekur Sylën deri në lagjen Bregu i Diellit, para se ta sulmojnë pranë kafiterisë “Image”.
Gjithsesi, redaksia jonë deri më tani nuk ka arritur ta konfirmojë një gjë tillë.
Lajmi.net veçse ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar nëse kanë informacione për një sulm të tillë, dhe është në pritje të një përgjigjeje.
Ne do t’ju njoftojmë në kohë reale për çdo risi eventuale lidhur me këtë rast dhe jo vetëm.