7:26 / 2 February 2023
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, beson që së shpejti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare.
Ai ka thënë se nuk e di nëse është e qëllimshme apo rastësi që sot Kurti e Vuçiq patën të njejtën ditë paraqitje në parlamente para deputetëve për çështjen e Asociacionit, por besoj se është lajm i mirë që dialogu po shkon drejt përmbylljes.