Lajme

Rasti Klan Kosova, edhe një ish-zyrtar i lartë i PDK-së rreshtohet kah Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:51 / 31 July 2023

Ish-zyrtari i lartë Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka dalë në përkrahje të Qeverisë Kurti për rastin e mbylljes së Klan Kosovës.

Mustafa, me anë të një postimi në ‘Facebook’ teksa ka arsyetuar vendimin për mbylljen e Klan Kosovës, ka thënë kjo s’ka të bëjë me lirinë e fjalës.

“Lejoni hapsirë për shqyrtim procedural e ligjor dhe e presim fundin e kësaj “maskarade” të krijuar artificialisht nga mediat e kontaminuara dhe nga opozita qe ska tjeter pune perveç diskreditimit te pushtetit me fakte e pa fakte, me vend e pa vend”, deklaroi ai.

“Fundja, opozita kete rol edhe e ka (sidomos kur ajo me asgje nuk eshte kreative) por, ajo qe skajshem na brengose te gjithe neve qe e duam progresin me te shpejte te vendit tone, eshte roli i çuditshëm i disa mediave, opinionisteve e analisteve dhe nje pjese te shoqerise civile. Mbase shpejte zgjidhet edhe kjo nyje e kjo barrikade qe ia kemi qite veti ne rruge!”, ka thënë ish-kryetari i PDK-së i degës në Gjilan.

Pro-Kurtit u rreshtua edhe dikur zyrtari i lartë i PDK-së, Rrustem Mustafa, i njohur si “Komandant Remi”.

Ai e ka nisur postimin e tij duke thënë se në Kosovë “po vendoset rend”. Më tej ai ka argumentuar qëndrimin e tij duke thënë se askush nuk ka të drejtë të vetdeklarohet si shtetas i Serbisë duke e mohuar shtetin e Kosovës duke “keqpërdorur adresimet Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”.”

“Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake neës’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma”.