Reagim nga Djemtë e Qytetit
DJEMT E QYTETIT asnjëherë nuk e lan vet klubin e zemrës, e as në ato ditë kur klubi ishte në gjendjen me te keqe në histori.
Një dekad kemi vuajtur me shumë se secila tifozeri në Kosovë dhe asnjëherë nuk kemi reagu sepse e kemi dashur klubin pa asnjë interes, edhe kur klubi ishte ne ligen e dytë krejt kjo për shkak te problemeve qe i shkaktuan familja e Kryetarit por ne heshtem, edhe kur klubi u m’posht 50 pikë nga klube inferiore por ne heshtëm, udhëtuam edhe ne ndeshjet kur e kishim humbjen e garantuar e krejt kjo me vet financim por heshtëm, klubi nuk na solli titull për 10 vite por ne heshtem.
Del drejtori sportiv na nënqmoi me krahasime të ulta por heshtëm, por poshtrimi që na e bëri sot ish-kryetari i klubit dhe kjo për herë të dytë brenda një jave për këtë nuk mund të heshtim.
Krahasimi i KRYEQYTETIT TË BASKETBOLLIT me një qytet inferior është nënqmimi me i madh qe mundet dikush me na bo.
Individat pa karakter si ai nuk munden të na shuajnë dashurin për klubin, nuk kanë mundur edhe shumë të tjerë që shumë herë na kanë ofenduar duke mendu se munden me na ndal.
Rregullat në qytetin tonë i bojmë na, tash e mbas ne kemi me vepru në menyrat tona. Deri në largimin e njerzve të till nga klubi, ne nuk do e perkrahim këtë klub te kapur nga njerz te till!
U.C.F
Pejë, 14.01.2023
