Lajme

Reagon ashpër Pozhari: Nuk duhet as hoxha me la, as tokë me i nda për va…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:52 / 2 December 2022

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas vetëvrasjes së Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e Hamide Magashit në QKUK dy ditë më parë.

Ai tha se vdekja për njerëz të tillë është shpëtim.

Sipas Pozharit, për kufomën e Halilit nuk duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë


Monstra që vrau nënën me foshnje paska bërë vetëvrasje.

Prandaj nuk duhet dënim me vdekje për këto qelbësira. Vdekja për këta është shpëtim.

Qiftit të këtij nuk duhet as tokë për varr me i nda, as hoxhë me e la.