Lajme

Reagon deputeti ukrainas: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:02 / 22 August 2023

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ky reagim vjen lidhur me takimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Goncharenko theksoi se Serbia është aleate e Rusisë dhe se Ukraina nuk ta tërheq Serbinë në anën e saj.

Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë të pabesueshme”.

“A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kemi kompromis për parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Goncharenko.