Bashkimi Evropian nuk ka komentuar paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Nuk dua të hyj në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Për këtë ka reaguar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka pyetur se pse BE-ja për Serbinë s’po komenton, ndërsa për Kosovën po.
“Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vendosin gishtin. Pse?”, ka shkruar Krasniqi, në X.