12:26 / 19 December 2024
“Unë do buzëqesh gjithmonë“– Me këtë premtim publik ka reaguar gazetarja Ledjona Xheladinaj së fundmi në rrjetet sociale, teksa është në kushtet kur po përballet me sfida të shëndetit pas aksidentit të rëndë që pësoi disa javë më parë.
Ajo ka një falenderim për të madhin Zot teksa shprehet mirënjohëse për mesazhet e marra nga fansat e ndjekësit.
Gazetarja në reagimin e parë pas aksidentit po ashtu premtoi se do rikthehet e qeshur.
Ajo falënderon të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen.
