Lajme

Reagon Luiz Ejlli për herë të parë pas lajmeve..

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:17 / 12 October 2024

Ka mjaftuar një vendim gjykate në Shqipëri dhe menjëherë kanë nisur raportime nga mediet në vend për këngëtarin e njohur Luiz Ejlli.

Ish banori i Big Brother VIP, fitues i këtij formati televiziv ka reaguar ashpër ndaj tyre, konkretisht kundër gazetës “Panorama”.

Një lajm me titull “Dënimi me burg i “shkatërron” karrierën Luiz Ejllit! Fituesit të Big Brother VIP i anulohen koncertet, stafi në panik” ka sjellë reagimin e shkodranit. Ai mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, ndërsa përdor edhe ironinë për situatat të pretenduara të stisura.

“Se u shkatërrua Prestige në Golem, nuk është e thënë që u shkatërrova edhe unë. Aq shumë koncerte kam, sa që po mendoj që ta blej dhe të bëhem pronar i panoramës thjeshtë për t’i vënë flakën që mos të dalë më në treg”, shkruan këngëtari në rrjetet sociale.Sipas Newsbomb.al, kujtojmë që Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit shkodranin, teksa akuzohet se ka bërë “falsifikim dokumentesh” gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës si noter. Megjithatë fjala e fundit do t’i takojë Gjykatës së Apelit, teksa sipas ligjit, këngëtari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

7679D857 1A94 4E92 A452 5F40EE1FE16E