Lajme

Reshje bore gjatë vikendit në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:27 / 25 November 2023
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për vikend.

Sipas tyre gjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Ndërsa,të dielën mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.