Ballina

Rexhaj: Në asnjë moment nuk u gjykua UÇK-ja. O popull mburrja me kriminel të luftës është karakteristikë e Serbisë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:49 / 17 December 2022

Reagimi i plotë i veprimtarit Sali Rexhaj në rrjetin social facebook

Profesor, jurist e politikan.

Dje me rastin e shpalljes se denimit kunder nje komandanti te nje grupi paramilitar me emer BIA e dezinformuat shume opinjonin me gjera te paverteta.

Salih Mustafa-Cali u denua me 26 vjet burg per krime te luftes. Saktesishte per tri vepra penale, 10 vjet per ndalim te kunderligjeshem, 22 vjet per torture dhe 25 vjet per vrasje.

Se pari nje profesor Arsim Bajrami, me qellim nuk po ja vendose titullin dr se nuk e meriton, dezinformoj opinjonin se gjoja disa kriminel serb te luftes jane denuar me pak se Cali. Ne shiqim te pare kjo eshte e vertete, por ata kriminel ishin pjese e nje zingjiri komandues ne krye me Millosheviqin i cili nuk arriti qe te denohet se vdiq ne burg. Ata gjeneral e politikan serb nuk e kishin ekzekutuar as preke me dore asnje viktime, vetem i kishin zbatuar urdherat nga larte. Madje nje nga ta kryetari i Serbis M. Millutinoviq u lirua nga akuza. Krimet e luftes nuk maten me numera po me veprime. Krim lufte eshte vrasja e nje njeriu ashtu si dhe vrasja e me shume njerezve. Serbia eshte denuar per krime te luftes si shtet ne Tribunalin Nderkombetar per Krime te Luftes ne Hage.

Cali nuk ishte pjese e nje zingjiri komandues, po komandant i nje grupi i cili vet binte vendime, vet ndalonte e vet vrau njerez. Ky fakt nuk duhet te kamuflohet dhe nuk duhet te dezinformohet e manipulohet opinjoni. Fundja ky fakt tregon se nuk kishte plane as urdhera nga Shtabi i Pergjitheshem i UÇK-es qe te mbahen, torturohen e vriten civil. Pra u deshmua se asnje krim nuk e ka bere UÇK-e po disa individ.

Shperthim i masave „Jo ne emerim tim“ nuk qendron fare se gjykata funkcionon me ligje te Kosoves dhe eshte votuar ne Kuvend. Nese nuk do ta formonim ne, do ta formonte OKB dhe do te kishin ndikim edhe Rusia e Kina, gje e cila do te ishte shume keq per te akuzuarit e denuarit. Do te kishte prokuror e gjykates nga krejte bota, pra rus e kineze, do te akuzoheshin me shume njerez, do te denoheshin me rende dhe do te kishte me shume akuza e deshmitare te rrejshem. Mendon dikush se Thaqi e formoj me qellim nje gjykate per ta denuar veten, ndersa Vv e Kurti ishin kunder arrestimit e denimit te Thaqit, kjo eshte absurd. Kurti vet i thrriste Hashimit shko ne Hage, njejte siq e shpallte Albulena kriminel Veselin pa asnje fakt.

Ne fund u plasua edhe nje genjeshter se ne Kosove nuk ka me serb. Kjo nuk qendron fare, serb ka ne Kosove, dhe çka eshte shume keq, Cali nuk u denua se ka vrare polic e ushtar serb, po civil shqipetare. Pra eshte i denuari i pare i cili ka kryer krime te luftes mbi bashkekombas.

Ju lutem, mburrja me kriminel te luftes eshte karakteristike e serbeve, ata krenohen me Mlladiqin, Karagjigjin, Llukiqin, Pavkoviqin… neve si popull viktime e krimineleve serb te luftes, kjo nuk na duhet.