Postimi i plotë i veprimtarit Sali Rexhaj në rrjetin social facebook
“Ngadale pak, ju lutem!
Keto dite Gjykata Sepciale e solli nje vendim ku nje komandant i nje grupi te armatosur ne Kosove u denua per krime te luftes.
Si sot me kujtohet nje dite dhjetori ne vitin 1991, takimi me Bekim Lumin, intelektualin, regjisorin, veprimtarin e njohur edhe jashte Kosoves, profesor, fitues i shume shperblimeve kombetare e nderkombetare, ndjese e lavdi paste. Ate bote kryetar i Unionit te Pavarur te Studente ne Univerzitetin e Prishtines. E takova ne hyrje te Pallatit te „Rilindjes“ po shkonte ne Redaksi te „Zerit“. Bekimin e kisha takuar edhe me pare dhe ishim miq te mire. Ishte lideri i pare i studenteve, nje student i shkelqyeshem e njeri shume i pjekur e veprimtar emblematik. Por ky takim dallonte nga te tjeret. Bekimi ishte i pergjakur, i lenduar shume dhe i zhytur me balte. Shume i poshteruar. Mendja me shkoj se e kishin rrahe policia serbe si shume te tjere qe i rrahnin e poshteronin, jonvetem aktivistet po shqipetaret ne teresi. Por ai me tregoj se e kishin rrahe disa shqipetare sepse Beka me nje deklarate i kishte perkrahe studentet ne Shqiperi te cilit ishin ngritur kunder diktatures se Enver Hoxhes. Me vone u mor vesh se ate e kishin rrahe anetaret e LKÇK-es, saktesishte grup te cilit i takon edhe Salih Mustafes-Cali, tani i denuar per krime te luftes. Aq me keq, ne rrahje direkte kishte marre pjese Bahri Fazliu, i rene ne vitin 1998 ne nje prite ne Mal te Zi.
Prandaj eshte gje shume e keqe nga disa individ, parti e shoqata te cilat sot po e akuzojne Gjykaten Speciale duke e krahasuar me gjykata te Serbise. Po klithin „Jo ne emetin tim“.
Per fat te keq Beka nuk eshte mes nesh, sa e di une askush nuk i kerkoj falje per nje poshterim ne mes te Prishtines nga perkrahesit e regjimit te Enver Hoxhes, ideologjia e te cilit shume kuje i kushtoj me jete ne Kosove, dhe si pasoje e saje sot e kemi Gjykaten Speciale, e cila Calin e denoj per krime te luftes mbi shqipetare.
Para se ta fyeni e krahasoni gjykaten tone me emerat me te poshter, mendoni pak se ne mes nesh ka njerez, familjar te viktimave te cilet i perjetuan keto krime ne lekuren e tyre apo te familjareve te vet, vetem se i takonin ndonje partie tjeter.
Eshte tmerr qe te kopjohen serbet te cilet mburren me kriminelet e tyre te luftes. Krime te luftes ka pase ne krejte territorin e ish-Jugosllavise ku pati lufte, po vetem kriminelet tane denohen per krime te kryera mbi bashkekombas”