Në lidhje me debatin e fundit ka reaguar edhe veprimtari Sali Rexhaj
Ky është postimi i tij në rrjetin social facebook
“Abedin Jonuzi, Ragip Xhaka e Dukagjin Lipa jane prinderit e tre yjeve boteror te futbollit e muzikes te cilet i njeh opinjoni dhe qe te trete po te mos ishin femijte e tyre te njohur, kush nuk do te kishte ndegjuar per ta kurre.
Abedini eshte i ati i futbollistit te talentuar Adnan Jonuzaj i cili irritoj ane e mbane shqiptaret me paraqitje arrogante e primitive ne mediat ne gjuhen shqipe. Ai e demtoj shume çunin e tije super talent te futbollit, edhe pse si duket ai nuk kishte fare ndikim te i biri i tije. Ai ndiqte rrugen e vet te ndertimit te karrieres, ndersa Abedini vetem i vente nderskembesa e pengesa dhe i krijoj konflikt e antipati pa nevoje te tifozet shqipetare.
Ne te njejten kurthe ka rene edhe Ragip Xhaka, babai i yllit te futbollit Granit Xhaka. Ai ne fillim premtonte gjera kot te cilave nuk ishte ne gjendje qe tu dilte zot. Premtoj se Graniti do te luaj per Kosoven po sa te pranohet Kosova ne UEFA e FIFA, pastaj i perbiu qerrshiat dhe u zhduk per nje kohe. U rikthye ne skene si kryetar i nje dege te nje partie politike te Kosoves ketu ne Zvicer. Dje u paraqit ne media te Kosoves duke fyer e kercnuar nje analiste e aktiviste kosovare me nje gjuhe shume primitive, gje te cilen me siguri nuk e bene kunder ndonje zonje ketu ne Zvicer.
Edhe Dukagjin Lipa babai i mbretreshes se muzikes me fame boterore jo rralle e ve ne pozita te palakmueshme vajzen e tije. E fut kot ne afera tokash e konflikte me media e instutucione te Kosoves. Koheve te fundit dolen ne drite edhe negociatat e tije me organizatoret e Kampinatit Boterore te Futbollit ne Qatar, ku dihej boterishte se Dua kishte refuzuar pjesemarrjen dhe kishte mahnite mediat e artistet ane e kende botes, ndersa Dukagjini ne anen tjeter ishte ofruar qe ajo te performonte ne nje vend ku shkelen te drejtat e punetoreve emigrant dhe grave.
Pse nuk i shiqojne keta te tre prinderit e Rita Ores, Xherdan Shaqirit e Valon Behramit dhe yjeve tjere shqipetare te cilet nuk i njeh askush, sepse nuk duan popullarizim as perfitim nga femijte e tyre. Pse dikush duhet ti imponohet opinjonit vetem se eshte babai biologjik i nje ylli, si duket me keto gjeste e mbulojne deshtimin e tyre personal. Po te mos ishin Adnani, Graniti e Dua, keta te trete nuk do ti njihte kush e do te punonin ne ndertimtari apo si kamarjer. Kuptohet se edhe keto pune, si çdo pune tjeter e ndershme, eshte per tu respektuar.”