Lajme

Rexhaj thotë se Abdixhiku në takim me Kurtin ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:50 / 6 April 2026

Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur një takim të mirë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Rexhaj tha në “Pressing” të T7, se Abdixhiku ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri.

Por, sipas Rexhajt PDK është subjekti më serioz për t’u arritur marrëveshje për Presidentin, e jo LDK.

“PDK është subjekti për serioz për me arritë marrëveshje, LDK nuk është pa marrë parasysh çka mendon Abdixhiku, i cili sot e ka pasur një takim të mirë dhe ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri me atë idenë e ndarjes së pushtetit”, ka thënë ai.