Lajme

Rexhaj thotë se Vetëvendosja nuk e pranon “Zajednicën” edhe nëse është në opozitë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 6 December 2022

Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “Zajednica nuk kalon”.

Ai në DPT te Fidani të T7, ka thënë se edhe po të jenë në opozitë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të lejohet.

“E kemi mbështetjen popullore dhe nuk do ta lejojmë Zajednicën“, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia është e interesuar për ngecjen e dialogut në mënyrë që Kosova të jetë jofunksionale.

Po ashtu deputeti i VV-së ka qenë i prerë se asociacion një etnik nuk mund të ketë.

Tutje, ka thënë se në rast se Lista Serbia e pranon kthimin në institucione me kushtëzim për shkarkimin e Nenad Rashiqit nga pozita e ministrit – atëherë kjo kërkesë nuk do të zbatohet.

Ka thënë se Kurti e ka vendosur rrugën e tij për të bashkëpunuar me serbët që e pranojnë Republikën e Kosovës.