4:33 / 27 February 2026
Emilija Rexhepi, nënkryetare e Kuvendit nga grupi multietnik, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.
Në një prononcim për KP-në, ajo ka treguar se ka folur për këtë temë me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, gjatë një iftari.
Megjithatë, Rexhepi ka theksuar se nuk kanë përmendur ndonjë emër.
“Kemi folur edhe me kryeministrin Kurti, ai u kon në një iftar me neve në Prizren para dy netëve dhe e presim çka do të vendos Vetëvendosje si partia e madhe… Jo jo hala, jo hala s’kemi folur as për një emër”, thekson Rexhepi.