Lajme

Rezultat dëshpërues për opozitën, VV po prinë bindshëm me 47.1% sipas sondazhit të Ubo Consulting

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:57 / 17 December 2024

Kompania e sondazheve “Ubo Consulting” ka realizuar matjet e opinionit publik në muajin dhjetor të emërtuar si “Ubo Omnibus”.

Sipas këtij sondazhi që po qarkullon në rrjete sociale, e që VeriuInfo mëson se është i saktë, thuhet se VV mbështetet nga 47.1% e elektoratit.

May be an image of text that says 'AAK LVV PDK UBO OMNIBUS (DHJETOR 2024) Tjera 9.1% LDK AAK 6.5% ELECTA PDK 19.5% Zgjedhjet 2025 Ser 10s BE UBO NGA PDK AATIE eman AAK LDK LVV Vota AAK LVV 47.1% 6.50% PDK 19.50% LDK LDK 17.7% 0.00% 10.00% 0060-200300 20.00% 30.00% 40.00% 50.00% 17.70% LVV 47.10% JOZYRTARE *KOMPONENTA TJERAT ESHTE E INERTUAR DE TE DUKET GRAFI REAL'

Në vendin e dytë radhitet PDK-ja me 19.5% të votave, përderisa LDK është radhitur e treta me 17.7% të qytetarëve të anketuar.

Në vendin e katërtë është renditur AAK-NISMA me 6.5% të votave.

Ndërsa, 9.1% e të anketuarve i jepin mbështetje partive tjera, që kryesisht janë minoritetet.

Kujtojmë se në vitin 2021 VV kishte marrë 50.2% të votave, PDK 17%, LDK 12.7%, AAK 7%, NISMA 2.5%.