Lajme

Rezultate të “frikshme” nga sondazhi i ri, Rron Gjinovci befason me parashikimin për LVV-në!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:53 / 27 June 2024

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë forca e parë politike në vend, edhe sipas matjes së fundit të opinionit publik e kryer nga kompania “UBO Consulting”.

Në bazë të këtij sondazhi, LVV ka mbështetje prej 49.6 për qind.

E në lidhje me këto rezultate, ka reaguar analisti Rron Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook, këto rezultate i cilësoi si të frikshme, duke ia shtuar edhe përqindjen e diasporës.

Postimi i plotë

49.6% po thotë sondazhi i fundit

Edhe nja 5% i rritë me popullizma të tipit hapja e urës në Mitrovicë, plus 5% diaspora… Miq tash po flasim për 60%. Kjo është e frikshme, e ju “mediat” dhe “gazetarët” vazhdoni se e shkatërrut komplet (vetën)