10:31 / 18 October 2025
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pas rezultatit në Mitrovicë dhe parashikimet e exit-polleve për këtë komunë.Bajqinovci tha se ‘në Mitrovicë, sipas ‘exit poll;-eve, doli i pari kandidati i PDK-së me rreth 56%, ndërsa sipas kutive të votimit doli Lëvizja’
Ai potencoi se kjo është ‘shkenca’ e exit-polleve në Kosovë, përzierje statistikash, dëshirash dhe pak magjie për efekt optik.“Me ja huq “pahiri” deri në 15% është bërë standard kombëtar.Zakonisht VV-në e mbajnë pak më ulët — si çdo katër vjet — që pastaj rezultati i vërtetë t’u duket si “mrekulli” shkruan Bajqinovci.