Lajme

Rifat Jashari dekorohet me Urdhrin e Lirisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:49 / 6 March 2023

Përfaqësuesi i familjes Jashari nga Prekazi, Rifat Jashari është dekoruar sot me Urdhrin e Lirisë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ceremonia e dekorimit të Rifat Jasharit ka ndodhur sot në Kullën e familjes Jashari në Prekaz.

“Edhe një herë, në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për lirinë e të cilëve kjo familje ka sakrifikuar më të shtrenjtën, edhe jetën, ju ndaj Urdhrin e Lirisë”, ka thënë presidentja në ceremoninë e dekorimit.

Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi.

Krerët shtetërorë nderuan sot lartë pjesëmarrësit dhe të rënët në luftën e fundit dhe Adem Jasharin, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së dhe familjes së tij.

Ata bënë sot homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Po ashtu, në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, ndërsa do të ketë edhe aktivitete të tjera.