Lajme

Rike Roçi për Heidin: Ka marrë vëmendje në krah të Romeos

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:44 / 2 June 2024

Rike Roçi, ka dhënë një vlerësim të ashpër për lojën e Heidit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas Roçit, të gjithë vëmendjen Heidi e ka fituar në kurriz të Romeos dhe se nuk ka pasur ndonjë lojë apo strategji nga ana e saj.

“Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë, ka marrë vëmendje për shkak të Romeos ” ka deklaruar Rike gjatë emisionit.

Në një kundërpërgjigje, Heidi ka sfiduar Riken, duke iu drejtuar me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?”

Ndërkaq, Heidi nuk pajtohet me këtë mendim të saj, duke u shprehur që loja e saj ka qenë në rregull, ndoshta edhe më e forte se e Rikes.