Lajme

Rikthehet bashkëpunimi DigitAlb- RTK : ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të transmetohen në RTK që nga muaji mars i këtij viti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:13 / 29 February 2024

Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll që deri më tani janë transmetuar në televizionin  Klan Kosova tani e tutje do të rikthehen për tu transmetuar në televizionin publik RTK.
Kjo falë një marrëveshje  bashkëpunimi mes  kompanisë shqiptare DigitAlb  dhe Radio Televizionit të Kosovës, pasiqë kompania shqiptare Digitalb i ka të fituara të drejtat e transmetimit të  Kombëtares së Kosovës nga UEFA.

Ndeshjet miqësore të Kombëtares së Kosovës të futbollit , ato të  UEFA Nation Ligue dhe kualifikimet për botëror 2026 publiku kosovar do ta ketë mundësinë që tani e tutje t’i ndjek në RTK, pra  që nga muaji mars i këtij viti e deri në vitin 2026.

Sipas burimeve të KosovaNews marrëveshja mes DigitAlbit dhe RTK-së  tashmë është arritur dhe ndeshjet e Kosovës më nuk do të transmetohen në Klan Kosova pasi që bashkëpunimin me këtë televizion është ndërprerë.

Kujtojmë se Radio Televizioni i Kosovës deri në vitin 2022 i kishte transmetuar ndeshjes e Kombëtares së Kosovës mirëpo në vitin 2022 këto të drejta i ishin dhënë televizionit Klan Kosova. Sipas burimeve të Kosova News kjo gjë kishte ndodhur pasi që menaxhmenti i kaluar i RTK-së nuk kishte shprehur interes për ta transmetuar Kombëtaren e Kosovës duke i dhënë kështu mundësinë e transmetimit televizionit Klan Kosova.

Mirëpo Klan Kosova edhe pse i kishte marrë  të drejtat e transmetimit, ai nuk i plotësonte rregullat dhe kriteret e UEFA-s sipas të së cilave ndeshjet e kombëtareve të shteteve duhet të transmetohen në televizionet free-tv gjë që televizioni Klan Kosova nuk e plotësonte këtë kriter pasi që ai nuk është free në të gjitha platformat kabllovike.