Lajme

Rikthehet në funksion blloku B-2 dhe A-3

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:26 / 1 September 2022

Koroporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se është kthyer në funksion blloku B-2 dhe A-3.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se njësia prodhuese B-2 tashmë është duke prodhuar rreth 260 MË/h, si dhe që ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3 e cila është rikthyer në prodhim me kapacitet 130 MW/h.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h. Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MË/h”, thuhet në njoftim e KEK-ut.

KEK-u ka siguruar qytetarët që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remonet e rregullta në njësitë e tjera konform planit në mënyrë që deri në fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi, Termocentralin A dhe Termocentralin B me kapacitet prej 800 MË/h.