Ballina

“Rikthehet në skenë” Rrahman Jasharaj: Paralajmëron një grevë të ‘heshtur’ ….

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:32 / 24 January 2023

Kryetari i SBASH, Rrahman Jasharaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të grevave.

Jasharaj tha nga komunikimet me kryetarët e shoqatave sindikale nuk ka patur insistim për veprime sindikale.

“Nga ajo që kemi parë nëpër komuna dhe nga diskutimi me kryetarët e shoqatave sindikale kemi biseduar për të gjithë koeficientët e përfolur deri tani. Nuk ka patur ndonjë insistim për veprime sindikale, por kanë theksuar se do të jetë një zhgënjim i madh tek ta nëse është nën 120”

“Qeveria Kurti le ta dijë se nëse koeficienti nuk është 120, që do të bënte një lëvizje pozitive, le ta dinë se tërë sektori publik edhe pa greva do ta kenë të zhgënjyer dhe pastaj do të kemi një lloj ‘greve’ të heshtur ku minutat e orëve të mësimit do të humbasin duke patur debate brenda shkollave për pakënaqësitë e koeficientit të ‘Ligjit të Pagave’. Edhe ashtu do të kemi një cënim të procesit mësimor sepse mësimdhënësit dhe të tjerët të pamotivur detyrën nuk do ta kryejnë me motiv” tha Jasharaj për “Gazeta Blic”