Lajme

Rikthimi i Luiz Ejllit në muzikë, priten rezultate të mira

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:56 / 18 May 2023

Fituesi i ‘Big Brother Vip Albania’, Luizi Ejlli, tashmë është rikthyer edhe në skenën e muzikës pasi që me daljen e tij ai është parë i angazhuar me koncerte dhe së fundmi ka publikuar edhe një këngë.

I rikthyer tashmë në qendër të vëmendjes edhe në skenën e muzikës, këngëtari nga Shkodra po vjel frytet e famës dhe vëmendjes që mori nga 133 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big Brother.

Kënga e parë, të cilë ja kushtoi Kiarës ka marë miliona klikime, ndërsa edhe kënga “Dy shotca” e realizuar me Donalnit është duke u pëlqyer nga publiku dhe nuk përjashtohet të bëhet një hit veror.

Luizi tashmë kanë në planë të sjell duet me disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, por edhe këngë të tjera solo.

Noizy, Stine, Elvana Gjata dhe Ylli Limani janë disa nga emrat që përmendi këngëtari shkodran, me të cilët ka planifikuar të bashkëpunojë për disa projekte muzikore.

Ndërkohë, Luizi tashmë ka nisur edhe koncerte dhe mbrëmjet muzikore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.